11:57 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / G T

Lajm i mirë për Bayernin para “finales” ndaj Leverkusenit, dy yje i rikthehen në stërvitje

Skuadra e Bayern Munich sot gjatë ditës ka mbajtur seancën e parë stërvitore para ndeshjes së vikendit ndaj Bayer Leverkusenit.

Në ekipin e Thomas Tuchel janë rikthyer dy lojtarë nga lëndimi, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Joshua Kimmich dhe Dayot Upamecano. Kjo dyshe u stërvitë me kampionët gjerman në këtë mëngjes.

Në anën tjetër, mësohet se Manuel Neuer dhe Bryan Zaragosa pushuan sot për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Kujtojmë që ndeshja ndaj Leverkusen që parashihet të jetë “finale”, zhvillohet të shtunën nga ora 18 e 30./Indeksonline/