19:28 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë për konsumatorët KRU Prishtina, Liqeni i Badocit sot arriti kuotën maksimale

KRU Prishtina ka njoftuar se Liqeni i Badocit ka arritur sot kuotën maksimale, dhe tani ka filluar edhe kapërderdhja.

Përmes një njoftimi për media, ujësjellësi ka njoftuar se qytetarët do i furnizojnë me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë, duke iu bërë thirrje për ruajtjen e ujit, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i tyre:

Gjatë ditë së sotme, 28 mars 2018, liqeni i Badocit ka arritur kuotën maksimale, ka filluar kapërderdhjen dhe me këtë rezervat tona hidrike janë në kuotat maksimale, derisa liqeni i Batllavës këtë pikë e ka arritur më herët.

Ne do të vazhdojmë t’i furnizojmë me ujë të pijshëm qytetarët tanë 24 h pa ndërprerë, por njëkohësisht kërkojmë ruajtjen e ujit dhe kryerjen e obligimeve financiare që keni ndaj KRU”Prishtina” sh.a., që të kemi një vazhdimësi të mirë të furnizimit me ujë.

Derisa në rajonet e tjera të botës është çështje serioze furnizimi i qëndrueshëm me ujë për shkak të thatësirave, në dy vitet e fundit, fatmirësisht vendi ynë nuk u përballua me këtë problem, por kjo nuk do të thotë që pas dy vjetëve të tjera do të kemi këtë siguri.

Prandaj, ne duhet të menaxhojmë sa më mirë këtë resurs, që sa vjen e bëhet më i rëndësishëm për jetën e njeriut.

Apelojmë te të gjithë qytetarët që t’i ruajnë dhe mbrojnë burimet ujore, të mos hudhin mbeturina përreth brigjeve të liqeneve,