11:01 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë për vegjetarianët, vjen hamburgeri i parë vegjetarian

Hamburgeri vegjetarian do të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm, duke siguruar kështu një ushqim ideal për vegjetarianët, pa mish.

Kompania Mountains është bashkuar me restorantin vegjetarian Mildreds për të filluar me hamburgerin B12, i njohur ndryshe si hamburgeri “gjakrrjedhjes”.

Ky hamburger është zhvilluar për të përdorur vetëm përbërës me bazë bimore.

“Ky lansim jo vetëm që shënon një hap të madh në inovacionin e njerëzimit, duke krijuar hapësirë të mjaftueshme ushqimore edhe për vegjetarianët, por edhe një rritje e vetëdijes së njerëzve për të ngrënë shëndetshëm”, shkruan The Independent.

Britanezët tani nuk do të kenë nevojë më që të hanë hamburger me mish të përpunuar të kafshëve.

Ky hamburgerë në përbërje ka bizele, patate, grurë, proteina soje, marullë, qepë, vaj kokosi, dhe kërpudha deti.
Qëllimi i restorantit ka qenë që të hapin një restorant vegjetarian dhe të shëndetshëm./Indeksonline/