Lajm i trishtë për Igor Tudor, mungoi në konferencë pas ndarjes nga jeta të babait
Lajm i rëndë për trajnerin e Tottenhamit, Igor Tudor, i cili ka humbur babanë e tij në një moment delikat të sezonit.
Sipas raportimeve, Tudor e ka marrë lajmin tragjik menjëherë pas humbjes së Tottenhamit ndaj Nottingham Forest, shkruan Indeksonline
Ngjarja e rëndë ndikoi drejtpërdrejt në reagimin e tij pas ndeshjes, pasi trajneri kroat nuk u paraqit fare në konferencën për media, një veprim i pazakontë në rrethana normale.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, Tudor u nis drejt Kroacisë për të qenë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë./Indeksonline/

