17:02 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / OSH

Lajme të mira për Snapchatin

Snapchat raportoi rritje të numrit të përdoruesve aktivë, por edhe një fitim prej 23 milionë dollarësh në raportin e fitimeve në tremujorin e katërt.

Snapchat ka 319 milionë përdorues aktivë në baza ditore, 13 milionë më shumë se sa thuhet në raportin e mëparshëm, që do të thotë se ky rrjet vazhdon të rritet.

Numri i përdoruesve në nivelin ditor të Facebookut ka rënë, por Snapchat nuk duhet të shqetësohet sepse numri i përdoruesve të tyre po rritet dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë aksione në këtë kompani.

Vlera e aksioneve të kompanisë po rritet dhe Snap është i kënaqur me progresin.

Ata janë gjithashtu të kënaqur me përdorimin në rritje të Spotlight, një veçori për videot me format të shkurtër.