12:48 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lajmërohet Burdushi, pasi Prokuroria e Prizrenit ngriti aktakuzë ndaj tij!

Prokuroria Themelore Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë,  “Burdushi” i njohur si mjek popullor akuzohet se për shërimin e një anëtari të familjes  që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume  prej 2 mijë euro,  por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi.

“Burdushi” e ka quajtur si të pavërteta gjithë këto akuza, mirëpo nuk e ka mohuar nëse e ka pasur këtë rastë në dorë.

“Nuk janë të vërteta, këto janë vetëm grupe xhihadiste, semitiste, që kanë shti për më bo këso gjërash, shpifje”, ka thënë ai.

Ndërsa, në lidhe me shërimin e të përmendurit në aktakuzë ai ka thënë.

“Vinë shumë raste të unë edhe nuk mundem më i mbajt mend”, deklaroi ai.

Ndërsa a i ka kërkuar 2 mijë euro për të pacientin që ka trajtuar, ai tha:

“Jo bre, mos u merrni më këto. Sa njëri mundohet me shpif, cdo gazetë me u marrë me punën tonë, krejt janë shpifje. Mezi presin me shkru për mua, ja ndreqi, ja bërë”, u shpreh Peqani per lajmi.net

Ndryshe, në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizren thuhej se është ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë,  “Burdushi” , akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur  faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm  të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër  dhe me këtë rast të dëmtuarin.

Në këtë proces , ashtu që ” Burdushi ” si mjek popullor, merren vesh mes vete  që i akuzuari Hysni Peqani  ” Burdushi ”, të ia shëroj një anëtar të familjes  që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume  prej 2 mijë euro,  por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ” Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.

Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit..

Sipas Kodit Pena të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi Penal parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. /