21:03 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lajmërohet Isa Mustafa nga Gjermania, thotë këto fjalë për ditën e Pavarësisë

Ish kryeministri i Republikës, Isa Mustafa përmes lidhjes telefonike ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhjetë vjetorin e Pavarësisë.

Mustafa ka thënë se kjo ditë është një fitore kulminante. Sipas tij, ky jubilar tregon shumë për sakriciën  e qytetarëve, transmeton Indeksonline.

Më tej, kryetari i LDK-së shtoi se Kosova duhet t’i kryejë të gjitha sfidat që i kanë mbetur.

“Fitore kulminante është Pavarësia e Kosovës. Ky jubilar i 10 vjetorit flet për sakrificën e qytetarëve tanë ndresave të Kosovës dhe njëkohësisht është edhe një fitore e përbashkët me SHBA-në  dhe gjithë botën progresive dhe po ashtu Gjermania që na ka përkrahë çdo here unë konsiderojë se duhet të jemi unik në proceset duhet të kapërcejm të gjitha sfidat që i kemi, në këto momente dhe këtë përjetorë e konsiderojë se na nevojitet shtet ndërtimi ynë të kryjmë punët aty ku na i la Presidenti historic, Ibrahim Rugova”, ka uruar qytetarët Mustafa përmes lidhjes telefonike./Indeksonline/