12:09 / E Premte, 25 Shtator 2020

Nasim Haradinaj: S’jam në zyrë dhe më vjen keq që s’jam aty, veç shpirtin munden me na marrë, kurrgjo tjetër

“Jam jashtë zyrës. Jam në Dukagjin dhe më vjen keq që s’jam aty. E autorizova avokatin Tomë Gashi që të shkojë aty. Bëhet fjalë për një poshtërim të shtetit dhe pushtetit tonë. Nuk kam asnjë konfirmim deri tani për këtë aksion. Avokati është brenda dhe do të na informojë.

Në Kosovë kush të dojë sorollatet dhe bën çka të dojë. Kjo do të thotë që ne s’kemi Kushtetutë, as Parlament, as president, por jemi vetëm kukulla. Aksionit është dashur që t’i printe Policia e Kosovës, ndërsa Eulexi të monitoronte e jo të vepronte.

Nuk e njohim këtë gjykatë, është gjykatë e Serbisë. Kjo gjykatë është e injorantëve. Ata që e njohin këtë gjykatë dhe që e kanë votu, hairin ia pafshin.

Vetëm shpirtin mujn’ me na marrë, kurrgjo tjetër. Ne u kemi tregu haptazi se çkado që na sjellin, ne do i publikojmë”, ka thënë Nasim Haradinaj.