21:06 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lajmërohet personi që theu veturën e KQZ-së, tregon arsyen pse e bëri

Pranë objektit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mesditën e sotme një person kishte parkuar veturën zyrtare në vend jo adekuat.

Ky gjest i pengoi kështu një kalimtari të rastit, i cili në shenjë revolte për veturën e parkuar në trotuar, i ka thyer xhamin asaj.

Indeksonline mëson se qytetari që e dëmtojë veturën zyrtare është, Qendrim Shefqeti.

Ndonëse u raportua se ai është larguar nga vendi i ngjarjes, megjithatë ai tregon  për mediumin tonë se ka qëndruar në vendin e ngjarjes derisa i njëjti është dërguar më tutje në Stacionin policor për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt.

Shefqeti thotë se këtë dëmtim e ka bërë me arsyen se e fejuara e tij ka qenë me karrocë invalidë. Ai thotë se ka qenë i detyruar disa herë të del në rrugë në mënyrë që t’i ndihmon të dashurës së tij.

Pas kësaj,  Shefqeti ka shtuar se kjo që ka bërë nuk është kulturë e zakonshme e tij por kjo për të ka qenë një moment i papërballueshëm.

Për këtë rast kishin dalë ekipet policore dhe të njëjtat janë merr me rastin në fjalë./Indeksonline/

Parkoi veturën e KQZ-së në trotuar, qytetari i revoltuar e theu atë