14:45 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Parkoi veturën e KQZ-së në trotuar, qytetari i revoltuar e theu atë

Parkimi i veturave vend e pavend është dukuri të cilën e hasim pothuajse çdo ditë nëpër rrugët e Kosovës.

Këtë veprim të pahijshëm më së shpeshti e bëjnë personat që posedojnë vetura zyrtare, shkruan Indeksonline.

Pranë objektit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot pasdite një person ka parkuar veturën zyrtare.

Ky gjest i ka penguar një kalimtari të rastit, i cili në shenjë revolte për  veturën e parkuar në trotuar, i ka thyer xhamin asaj.

Sipas dëshmitarëve, qytetari i nervozuar që vetura kishte zënë hapësirën për këmbësor në trotuar, theu xhamin dhe filloi të shante.

Ai u largua nga aty, derisa më vonë në vendin e ngjarjes dolën ekipet policore dhe po merren me rastin. /Indeksonline/

Temat: