18:36 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

LAJMI I FUNDIT: Ballkani shkarkon trajnerin, Shkëmbi!

Ballkani e ka shkarkuar trajnerin, Bledi Shkembi, kjo si shkak i rezultateve të dobëta.

Ky vendim erdhi menjëherë pas humbjes së Ballkanit në shtëpi nga Arbëria, duke minimizuar gjasat për titullin kampion në Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline

Kështu, klubi i Ballkanit pas shkarkimit të Munishit në sezonin e vjeshtor, sot vendosi ta lirojë nga detyra edhe Bledin Shkëmbin.

Postimi i klubit në Facebook pa ndërhyrje:

Njoftim per Opinionin futbolldashes.

Pas rezultateve te dobta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te nderpres bashkpunimin me trainerin Bledi Shkembi.

E falemderojme per punen e palodheshme dhe suksese ne te ardhmen“.