23:28 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i famshëm konfirmon: Jam në bisedime me Llapin, nesër vendimi final

Pas shkarkimit të Bylbyl Sokolit, skuadra e Llapit ka mbetur pa trajner.

Së fundmi, Llapin e ka drejtuar Fadil Ademi, i cili i drejtoi llapjanët drejt fitores ndaj Gjilanit me rezultat, 3-1.

Dhe së fundmi në media është raportuar se ish-trajneri i Ballkanit, Bekim Shotani do ta marrë drejtimin e Llapit, transmeton IndeksOnline.

Pas kësaj, IndeksOnline kontaktoi Shotanin, i cili tregoi të vërtetën e këtyre spekulimeve.

”Po, jemi takuar me krerët e Llapit, kemi biseduar. Nesër kemi takim prapë dhe aty do të vendoset gjithçka”, u shpreh Shotani për IndeksOnline.

Përndryshe, Shotani drejtoi Ballkanin në filim të sezonit aktual në Superligë, por pas disa xhirove u largua./IndeksOnline/

Image result for Bekim Shotani