75 Mall Live Search
17:31 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / kutia

LAJMI I FUNDIT: Dzeko rezulton pozitiv me Covid-19

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nga testet e bëra sot  me skuadrën e italiane, Dzeko doli të ishte pozitiv me koronavirus, shkruan IndeksOnline


Lajmin e ka bërë të ditur vet sulmuesi boshnjak, përmes një postimi në “Instagramin” e tij zyrtar.


“Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq jam pozitiv për Covid19 dhe siç e dini do të duhet të respektoj periudhën e karantinës.

“Unë dua të siguroj të gjithë ata që më njohin, për fat të mirë nuk kam simptoma ende”.

“Për disa ditë do të detyrohem të qëndroj larg shokëve të mi, por me mendjen dhe zemrën time do të qëndroj me ta, duke filluar nga e diela”, shkruan Dzekon në “Instagram”.