00:34 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lajmi i fundit: Shtyhet gara e Albin Tahirit (Foto)

Shtyhet gara në disiplinën lëshim i shpejtë, ku ishte paraparë të garonte skitari ynë, Albin Tahiri në LOD PyeongChang2018.

Shkak për shtyrjen janë bërë erërat e forta të cilat po mbretërojnë në Qendrën Skitare Jangseon, rreth 40 km larg PyeongChangut.

Sipas organizatorëve, gara nuk do të mbahet sot, kurse dita e mbajtjes së saj do të vendoset më vonë./IndeksOnline/