09:19 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lajmi për arrestimin e Ebue i rremë, ai është në shtëpi

Gjatë ditës së djeshme, mediat angleze kanë raportuar se ish-futbollisti i Arsenalit, Emanuel Ebue është arrestuar për shkak të zjarrvënies me qëllim.

Arrestohet Emmanuel Eboue, shokët të shqetësuar për gjendjen e tij mendore (Foto)

Megjithatë, gazeta italiane, “calciomercato” ka demantuar lajmin pasi ka kontaktuar me agjentin e futbollistit.

Sipas tyre, futbollisti gjendet në Ugandë dhe nuk është arrestuar nga policia në Londër.

“Unë jam aktualisht me Emmanuel këtu në Ugandë. Edhe tani jemi së bashku, kështu që tregimet që thonë se ai është në Londër dhe që është arrestuar janë të rreme”, ka thënë agjenti i tij.

“Ata po përpiqen ta dëmtojnë emrin e tij. Emmanuel është një mik shumë i mirë imi. Ai nuk është aq i dhunshëm sa po shkruajnë”, përfundoi agjenti. /IndeksOnline/

Temat: