11:11 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lajmi për tërheqjen e njohjes nga Granada, reagon deputeti i LVV: Qeveria në gjumë ariu

Sot mediat serbe kanë shkruar se shteti i Grenadës kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Shteti i Grenadës ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm lidhur me statusin, njohjen e shtetit të Kosovës”, ka thënë Daçiç sot për Tanjug pas takimit me Ministrin e Jashtëm të këtij shteti.

Mirëpo, ky lajm u hodh poshtë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Zyrtarë nga kjo ministri u shprehën se kjo është vetëm një gënjeshtër nga ana e Serbisë, kjo si rezultat i krizës së politikanëve serbë, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, deputeti i Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj përmes një shkrimi në llogarinë Facebook ka thënë se derisa presidenti Thaçi po bën pazare për territore, Serbia po punon fuqishëm për tërheqjen e njohjeve dhe se qeveria po fle në gjumë ariu.

Ky është statusi i tij i plotë:

Në kohën kur Hashim Thaçi bën pazare për territore, Serbia punon fuqishëm për tërheqje të njohjeve. Sot na erdhi lajmi që Granada ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, dhe tash nga ministria e jashtme do të thonë se kjo nuk qëndron. Fusnota ndaj Kosovës, negociatat për territore, Hashim Thaqi vetë, dhe kjo qeveri kanë zbehur rolin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, dhe kam frikë se kjo po bëhet qëllimshëm që së shpejti në tavolinë të na servohet një koncension ende më i keq dhe më i dhembshëm të cilin institucionet tona do ta pranojnë. Serbia për çdo ditë po bën beteja të vogla dhe të mëdha, ndërsa Thaqi dhe kjo qeveri janë zënë në idetë e tyre për territore, dhe po flejnë me gjumë ariu.
Dhe akoma ka njerëz që habiten pse ne insistojmë që kjo kastë njerëzish të dështuar duhet të largohet sa më parë.