15:30 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lamberto Zannier vlerëson dinamikën qeverisëse të Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe komisioneri Zannier, biseduan për temat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal, integrimin në shoqëri dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve, përmes edukimit dhe rritjes së mirëqenies sociale, transmeton Indeksonline.

Haradinaj theksoi gjithashtu se Kosova ka bërë hapa konkret dhe të qëndrueshëm në promovimin dhe avancimin e të drejtave të të gjitha minoriteteve, dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Komisioneri i Lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier, vlerësoi dinamikën qeverisëse të kryeministrit Haradinaj në avancimin e proceseve të përgjithshme në Kosovë, veçanërisht me mirëintegrimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë, thuhet nw komunikatën pwr media./Indeksonline/