75 Mall Live Search
12:24 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Gj Sh

Lamine Yamal në dyshim për ndeshjen ndaj Newcastle

Talenti i madh i Barcelonës, Lamine Yamal, mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e parë sezonale në Ligën e Kampionëve kundër Newcastle United.

Gazeta spanjolle “Diario AS”, raporton se 17-vjeçari ndjen shqetësime fizike dhe rrezikon të mungojë në këtë përballje të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.

Yamal ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës në këtë fillim sezoni, duke u shndërruar në sulmuesin kryesor të trajnerit Hansi Flick.

Yamal nuk do të luaj në ndeshjen e sotme ndaj Valencias, me stafin teknik i cili po mendon të mos e rrezikojë, pasi kalendari i ngjeshur.

Barcelona dhe Newcastle do të përballen në mesjavë, në një duel që pritet të jetë vendimtar për ecurinë e grupit në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/