75 Mall Live Search
11:28 / E Enjte, 06 Prill 2023 / B O

Lampard arrin te Chelsea, gati prezantimi

Frank Lampard do të jetë trajneri i ri i Chelsea deri në fund të sezonit.

Ish-ylli i bluve, i freskët nga shkarkimi me Everton, do të nënshkruajë nga momenti në moment kontratën e tij me Chelsea deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Potter. Ai ka trajnuar në Stamford Bridge deri në janar të 2021, dhe do të jetë në dorën e tij të përpiqet të eliminojë Real Madrid në çerekfinalen e Champions League dhe të tentojë zonën Champions në kampionat.

Përvoja e tij e parë me Chelsea, nga korriku 2019 deri në janar 2021, drejtoi 84 ndeshje të Chelsea nga të cilat arriti 44 fitore, 17 barazime dhe 23 humbje, gjë e cila më pas përfundoi me shkarkimin e tij dhe me ardhjen e Tuchel.

Gjithashtu thuhet nga gazetari Fabrizio Romano se dokumentet e kontratës janë gati dhe pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi nga Chelsea.