17:17 / E Martë, 12 Nëntor 2019

Lampard me rregulla strikte, 500 funte dënim për një minut vonesë

Ardhja e Frank Lampard në pankinën e Chelsea ka ndryshuar shumë gjëra këtë sezon, me blutë që po zhvillojnë një sezon mjaft të mirë. Jo vetëm harmonia që ka sjellë mes lojtarëve, por edhe disiplina dhe serioziteti i Lampard duket se janë çelësi i suksesit.

Pikërisht kjo e fundit, disiplina është një ndër hallkat më të rëndësishme në një klub. Së fundmi, mediat angleze kanë zbuluar listën e gjobave në klubin e Chelsea, ku disa prej tyre janë mjaft të ashpra.

Për shembull, nëse është vendosur një takim me ekipin, dhe njëri prej lojtarëve mund të vonohet 20 minuta, atëherë ai do të gjobitet me 10 mijë paundë. Kjo për arsyen sepse çdo minutë vonesë vlerësohet me 500 paundë.

Dënimi më i rëndë është ai i vonesës për nisjen e stërvitjen, ku gjoba është plot 20 mijë paundë. Nëse të bie telefoni gjatë një takim ke përsëri gjobë, me vlerën 1000 paundë. Gjithashtu, nëse vonohesh në palestër, apo për takimet me mjekun gjobitesh me 1000 dhe 2500 paundë.