16:49 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lampard mund të marr drejtimin e Chelsea, por ka një problem

Chelsea ka zyrtarizuar largimin e Maurizio Sarrit nga stoli i skuadrës edhe pse ky i fundit arriti të sjell titullin e Europa League.

Emri i parë që po përmendet si zëvendësues i tij është legjenda e klubit, Frank Lampard.

Tifozët e donë rikthimin e tij në Stanford Bridge, por kjo mund të jetë problem për të qëndruar në nivelet e rrespektit që ka, shkruan Indeksonline.

Për pronarin e klubit, Roman Abramovich nuk do të ketë rëndësi e kaluara e tij te Chelsea nëse ai nuk korr suksese.

Në 16 vite sundim, manjati rus ka ndryshuar 13 trajnerë. Kjo qasje i ka dhuruar atij 16 trofe të ndryshëm, duke përfshirë, Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

Kjo tregon se shkarkimi i tij nuk do të jetë problem nëse nuk është në nivelet e kërkuara. /IndeksOnline/