Lampard po bën histori, 10 pikë para vendit të dytë me Coventryn në Championship
Skuadra e Coventryt mbrëmë shënoi fitore 2:4 ndaj Middlesbrough, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme në Championship në 17 xhirot e para.
Me këtë fitore, Coventry shkon plus 10 pikë larg vendit të dytë, Stoke Cityt (30), shkruan Indeksonline
Skuadra që menaxhohet nga legjenda, Frank Lampard – tani ka 40 pikë, si lider i Championshipit.
Ata kanë vetëm një humbje, katër barazime dhe 12 fitore me një golaverazh 47-17.
Kujtojmë që herën e fundit kur Coventry ishte në Premier League, ishte viti 2001. Nga kjo kohë, atë asnjëherë s’kanë luajtur në elitën e futbollit anglez./Indeksonline/

