09:29 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lampard zbulon fajtorin për barazimin e Liverpoolit (Foto)

Ish-futbollisti i Chelseat, tani analist i BT Sport, Frank Lampard ka folur pas ndeshjes së mbrëmshme, Sevilla – Liverpool.

Klubi anglez ishte duke kryesuar me rezultat të thellë 3 me 0 pas pjesës së parë, por në të dytën ndodhi mrekullia, ku klubi nga Spanja barazoi rezultatin në 3 me 3, shkruan IndeksOnline.

Frank Lampard së bashku me legjendat e futbollit, Michael Owen dhe Rio Ferdinand folën pas ndeshjes, dhe analizuan detajet e këtij gabimi të Liverpoolit.

Golashënuesi më i mirë i Bluve të Londrës ka gjetur fajtorin e kësaj ndeshjeje, e ai është Alberto Moreno.

“Për mua fajin kryesor e kishe Moreno, shkaku i tij ndryshoi ndeshja. Klopp do të jetë i zhgënjyer me të sonte”, tha Lampard pas ndeshjes.

Pas ndeshjes, Klopp u përpoq të shpjegonte problemin. Ndërsa, gjermani nuk e fajëson vetëm Morenon, por të gjithë formacionin./IndeksOnline/