00:05 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

“Lamtumirë” Arsenal, Sanchezi arrin marrëveshje me Cityn (Foto)

Alexis Sanchez duket se ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez, Manchester City.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio ka publikuar lajmin se kiliani ka arritur marrëveshje me Citizë, transmeton IndeksOnline.

Sanchez do të fitoj një shumë marramendëse, deri në 13 milionë funta në sezon, plus 30 milionë bonuse pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Zyrtarizmi i futbollistit pritet që të ndodhë gjatë këtyre ditëve. Kujtjmë se ish-lojtari i Barcelonës ishte në kontakte edhe me klube si Liverpool, Chelsea dhe Inter./IndeksOnline/