16:55 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lamtumirë Juventus, Dybala arrin marrëveshje me Manchesterin

Një tjetër konkurrent serioz është paraqitur për të nënshkruar me yllin e Juventusit, Paolo Dybala, shkruan indeksonline.

Sipas gazetës britanike, Daily Star, Manchester United ka arritur marrëveshje me futbollistin argjentinas dhe tani mbetet vetëm përgjigjja e Juventusit.

Sipas këtij raporti thuhet se Mourinho ka përgatitur një ofertë prej 80 milionë euro për të bindur drejtuesit e nënkampionëve të Evropës.

Dybala nënshkroi për “Zonjën e vjetër” në verën e vitit 2015 për më shumë se 30 milionë euro. Në këto dy vite, argjentinasi ka shënuar 57 gola dhe 22 asistime në 119 ndeshje. /IndeksOnline/