10:36 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lamtumirë Man City, do të pezullohet nga gara më e madhe evropiane

Manchester City mund të pezullohet nga Champions League pas hetimeve të fundit në lidhje me thyerjen e rregullave të Financial Fair Play (FFP).

Në dokumentet e publikuar së fundmi nga Football Leaks, përfshirë edhe emailet nga klubet ekzekutive, thuhet se rreth 60 milionë funte ishin paguar nga pronarët e klubit, të cilat duhej të paguheshin nga sponzori, Etihad.

Man City së fundmi është pezulluar nga UEFA për thyerjen e rregullave financiare, dhe sipas The Times, pezullimi i dytë mund të jetë pezullim nga kompeticioni i lartëcekur i UEFA-s, transmeton IndeksOnline.

Sheikh Mansour owns Man City through the Abu Dhabi United Group

Tutje, një burim për The Sun, thotë: ”Ju nuk mund ta godisni një klub si UEFA me një gjobë. Duhet të jetë diçka që dhemb”.

Një hetim i pavarur nga Football Leaks është publikuar kohëve të fundit, dhe pritet të rekomandohet një dënim i rëndë për Man Cityn.

”Jemi duke e vëzhguar situatën. Shumë shpejt ne do t’i kemi përgjigjjet në atë se çfarë do të ndodhë në rastin konkret”, tha presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin./IndeksOnline/