15:33 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lamtumirë verë, rajonet verioere të Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë mbulohen nga reshjet e para të borës

Rajonet verioere të Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë janë mbuluar nga reshjet e para të borës, ndërsa rrugët janë bllokuar  nga akulli.

 Disa rajone të Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë u befasuan nga reshjet e para të borës brenda natës së të shtunës,  pas një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshjeve të mëdha.

Agjencia meteorologjike zvicerane tha të shtunën se qyteti Montana në jug të Valais është mbuluar nga 25 centimetra dëbore, një rekord i ri për këtë vit.

Autoritetet kanë njoftuar se kryesisht në rajonet malore në të dy kombet alpine rrugët janë bllokuar nga akulli dhe bora, e për këtë arsye janë dashur mjetet e duhura për të pastruar rrugët e bllokuara.

Në pjesë të Austrisë, reshjet e borës u regjistruan deri në 550 metra (1,805 m) mbi nivelin e detit.

Ndërkohë edhe për rajonin e Bavarisë në Gjermani, kjo borë e parë në shtator ka ardhur papritur për gjermanët.

 Një foto shfaqet një grua që ecën në peizazhin me borë në Garmish-Patenkirchen në Bavari. E këto pamje me borë tregojnë se vera e këtij viti përfundimisht na ka thënë lamtumirë që në shtator.