16:37 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Lansohen fotografitë e para të telefonit Huawei P30 Pro

Kompania e telefonave, Huawei përkundër që ka qenë mjaftë e sulmuar në muajt e fundit, nuk po e ka ndërmend të ndalet.

Ata pritet që javën e ardhshme të lansojnë dy super telefona Huawei P30 dhe P30 Pro, transmeton Indeksonline.

Sipas informacioneve, dy telefonat do të kenë procesor 7nm Kirin 980.

Fotografitë e para të këtyre dy super telefonave vetëm se janë lansuar.

Nga imazhet e para shihet që Huawei është duke punuar që dy telefonat t’i sjellin në ngjyra të ndryshme. /Indeksonline/