18:13 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Laporta: Barcelona ka skuadër më të mirë se Real Madrid

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka komentuar merkaton e deritashme nga klubet spanjolle.

Ai ka thënë se Barcelona ka skuadër më të mirë se Real Madridi, shkruan IndeksOnline.

“Ne kemi një ekip më të mirë se Madridi dhe, individualisht, jemi gjithashtu më të mirë me një diferencë të caktuar nga rivalët tanë.

“Si një anëtar i klubit dhe tifoz, jam shumë i kënaqur me ekipin që po ndërtojmë. Ne kemi fituar Ligën Spanjolle dhe mund të vazhdojmë të ushtrojmë hegjemoninë në këtë kompeticion. Unë fokusohem në krijimin e një ekipi të mirë sesa nënshkrimin e individëve. Ne kemi nënshkruar me Gundogan dhe Inigo Martinez dhe ata do të na japin një paraqitje të shkëlqyer si të tjerët që do të vijnë”, ka deklaruar Laporta në një intervistë për SPORT.

Kujtojmë që kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona deri më tani ka transferuar Ilkay Gundogan nga Manchester City dhe Inigo Martinez nga Athletico Bilbao.

Në anën tjetër Real Madridi ka transferuar Jude Bellingham nga Dortmund, Josleun nga Espanyol, Fran Garcian nga Vallecano, Arda Guler nga Fenerbahche dhe ka rikthyer Brahim Diazin nga Milani./IndeksOnline/