75 Mall Live Search
12:12 / E Martë, 23 Shtator 2025 / L A

Laporta optimist për hapjen e stadiumit “Camp Nou”

Stadiumi i FC Barcelonës, “Spotify Camp Nou”, është gati për të pritur ndeshje, deklaroi presidenti i klubit, Joan Laporta, në një intervistë për stacionin radiofonik Catalunya Ràdio të martën në mëngjes.

“Ne kemi ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme, tashmë kemi dorëzuar certifikatën e përfundimit të punimeve”, tha Laporta, megjithatë, këshilli bashkiak duhet të lëshojë lejen dhe nuk ka një datë se kur mund të ndodhë kjo.

Stadiumi është gati, siç kanë thënë tashmë LaLiga e Spanjës dhe UEFA-ja. Megjithatë, nuk dua të ushtroj presion sepse këto procese kërkojnë kohën e tyre, dhe tani topi është te këshilli bashkiak”, shtoi ai.

Presidenti i klubit foli pak orë para se një grup gazetarësh katalanas të vizitojë stadiumin dhe para se ekipi teknik i këshillit bashkiak t’u drejtohej mediave pasdite.

Barça do të rihapë “Camp Nou”-n në tri faza të ndryshme, duke lejuar një numër të ndryshëm spektatorësh në secilën fazë. “Faza e parë [me kapacitet për 27,000 spektatorë] është përfunduar, siç na kanë thënë ekipi i ndërtimit, agjencia e certifikimit dhe bordi i ndërtimit”, tha Laporta.

Ai shpreson që këshilli bashkiak të vendosë shpejt për lejen e aktivitetit, në mënyrë që stadiumi të mund të presë ndeshjen e parë dhe tifozët të shijojnë një lojë në “Camp Nou”-n e rikonstruktuar siç e meritojnë. Barcelona dy ndeshjet e fundit si vendase në La Liga i ka luajtur në stadiumin “Johan Cruyff” me kapacitet prej 6 mijë ulëseve