15:29 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Larg botës së qytetëruar, fiset e indigjenëve në Amazonë tregojnë si e kurojnë koronavirusin

Pjesëtarët e një fisi të izoluar në Amazonë kanë treguar sesi i kanë trajtuar të sëmurët me koronavirus deri më tani. Virusi është përhapur me shpejtësi në Amazonë, ku më shumë se 20,000 persona rezultojnë të infektuar, ndërsa 1.400 kanë humbur jetën.

Anëtarët e fisit thonë se e kanë trajtuar virusin me metoda “popullore”, ilaçe të bëra nga lëvore peme dhe mjaltë. Përhapja e virusit ka rritur shqetësimin indigjenët e rajonit, të cilët kanë një histori prekjesh nga sëmundjet e huaja. Në Brazil jetojnë rreth 800,000 indigjenë nga 300 grupe etnike.

Larg territoreve ku mbahen maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse , një grup shëruesish me pendë dhe gjethe në kokë po kërkojnë nëpër lumin Amazon për bimë medicinale që ndihmojnë në trajtimin e simptomave të Covid-19.

Në një varkë të vogël me motor, pesë burra nga fisi Satere Mawe janë përpjekur të ndihmojnë njerëzit e tyre të mbijetojnë pa përdorur sistemin e shëndetit të shtetit në Amazonës, në Brazilin veriperëndimor, i cili përkundër largësisë është një nga vendet e goditura më shumë nga pandemia.

“Ne i kemi trajtuar simptomat me mjetet tona tradicionale, me mënyrën sesi na kanë mësuar të parët tanë,” tha Andre Satere Mawe, udhëheqës fisnor që vjen nga një fshat i vogël në periferi të Manaus.

“Kemi përdorur çdo njohuri që na është dhënë për të mbledhur trajtime dhe i provojmë ato, duke përdorur secilën kundër simptomavetë ndryshme të sëmundjes,” shton ai.

Deri më tani, virusi ka infektuar 40 grupe indigjene ndërsa janë regjistruar 537 raste pozitive e 102 viktima sipas Shoqatës se Popujve Indigjenë Brazilianë.

Ilaçet popullore të bëra nga këto fise përfshijnë çajra të bëra nga gjethet e pemëve carapanauba, e cila ka vlera anti-inflamatore, gjethe nga pema saracuramira, një ati malarjan, dhe ingredientë si lëkura e mangos, menteja dhe mjaltë. /abcnews.al/