75 Mall Live Search
16:11 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Larg femrës seksi, Rita Ora zgjedh të duket si ky personazh për “Halloween”

Data 31 tetor shënohet si dita e “Halloween’ apo ‘Nata e Shtrigave’, kjo festë karakterizohet me maskime të ndryshme të cilat në shumicën e rasteve janë sa më të frikshme.

Edhe yjet e njohura të shoubizzit janë bërë pjesë e kësaj pjese duke emituar disa nga idhujt e tyre, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, për këtë festë ka vendosur të ndërrojë gjininë duke shëndrruar në një mashkull.

Rita ka emituar mikun e saj të afërt, reperin e njohur Post Malone.

Një video dhe disa fotografi me këtë dukje i ka publikuar vet Rita në faqen e saj të Instagramit.

‘Urime nata e shtrigave të gjithëve’ ka shkruar Rita duke etiketuar reperin Post Malone./Indeksonline/

Temat: