14:32 / E Enjte, 30 Maj 2024 / G T

Largohen pesë lojtarë nga kampi i Zvicrës, po ngushtohet lista e Euro-s 2024

Kombëtarja e Zvicrës sot gjatë ditës ka bërë njoftimin për largimin e pesë lojtarëve nga kampi i tyre në përgatitje për Euro-n 2024.

Nga lista e Murat Yakinit janë larguar, lojtarët si: Becir Omeragiq, Ulisses Garcia, Aurele Amenda, Bryan Okoh dhe Joëel Monteiro, shkruan Indeksonline

Nga mesi i pesë lojtarëve nuk figuron emri i asnjë shqiptari, ku dimë që të ftuar janë gjashtë lojtarë, përfshirë Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Andi Zeqirin, Albian Hajdarin, Uran Bislimi dhe Ardon Jasharin.

“Ishte e qartë në fillim se ne do të reduktonim numrin e lojtarëve”, u shpreh Murat Yakin duke treguar gjithashtu se do të ketë emra të tjerë që do ta lënë kampin e “Helvetikëve”.

Gjithashtu paralajmërohet se gjatë ditës së nesërme, Granit Xhaka, Yann Sommer, Ricardo Rodriguez, Manuel Akanji dhe Dan Ndoye do t’i bashkohen grupit./Indeksonline/