14:26 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Largohen tendat dhe zgjerimet pa leje të vendosura në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se tendat dhe zgjerimet pa leje nuk do të tolerohen.

Ai ka treguar se dje ka filluar aksioni për largimin e tyre.

“Tendat dhe zgjerimet pa leje nuk do të tolerohen. Dje ka filluar aksioni për largimin e tyre gjithandej nëpër Prishtinë”, ka thënë ai.

Shikoni pamjet e largimit të tyre nga inspektorati i komunës./Indeksonline/