10:46 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Largohet NewBorn-i, kjo është arsyeja (Video/Foto)

Pas dhjetë viteve i vendosur para Pallatit të Rinisë, monumenti i pavarësisë së Kosovës “NewBorn” sot është larguar për pak ditë nga ky vend.

Arsyeja e largimit të shkronjave historike është që ato të rinovohen në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kreatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka konfirmuar për Indeksonline se për 10 vjetorin e pavarësisë “NewBorn”-i do të pësojë ndryshime.

“Do të rinovohen. Informacione me shumë nuk mund të japin por ato do të shfaqen me 16 shkurt, një ditë para shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë”, ka thënë Ismaili./Indeksonline/

Temat: