08:04 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pamje e re e NEWBORN-it për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës [Video-Foto]

Sot qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë,  festojnë 10-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, monumenti NEWBORN sot ka marrë pamje të re që është punuar mjaft bukur  për këtë 10-të Vjetor, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës, kurse seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK-së, do të jetë të dielën, më 18 shkurt.

Dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/