14:40 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Largohet nga puna 34 vjeçarja pasi nuk pranoi të vaksinohej: Dua të bëj fëmijë

Një kamariere është pushuar nga puna pasi i dërgoi një mesazh shefit të saj ku  i thoshte se nuk mund të bënte vaksinën kundër Covidit-19.

Arsyeja pse Bonnie Jacobsoni nuk dëshironte të vaksinohej ishte sepse  ajo dhe burri i saj po përpiqeshin të bënin fëmijë.

“Unë isha e sinqertë, kam rezervat e mia për këtë, fola me një mjek dhe më tha që nuk ka problem dhe nëse nuk vaksinohesh”, u shpreh kamerierja Bonnie.

Ajo tha se pronari i saj i kishte thënë në fillim se vaksina nuk është e detyrueshme por më pas i dërgoi mesazh duke i thënë se ishte e pushuar.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se janë të panjohura efektet e vaksinës te gratë shtatzëna, prandaj nuk është e këshillueshme që të bëhet.

“Sapo New Yorku  lejoi punëtorët e restoranteve të merrnin vaksinën Covid-19, ne menduam se kjo ishte mundësia e përsosur për të vendosur një plan për të mbajtur ekipin tonë dhe mysafirët e sigurt. Askush nuk është përballur me këto sfida më parë dhe ne morëm një vendimin që menduam se do të ishte më e mira për të gjithë”, tha pronari i lokalit Billy Durney.