Largohet statuja e Erdoganit, në orët e para të mëngjesit
Dje ishte bërë lajm në Gjermani vendosja e statusjës së Recep Tayip Erdogan në qytetin Wiesbaden. Por, zjarrëfikësit në këtë qytet e kanë larguar atë sot në orët e para të mëngjesit.
Shtatorja që paraqiste Erdoganin me dorën e djathtë të ngritur ishte e lartë katër metra, shkruan Indeksonline.
Një orë i është nevojitur zjarrëfikësve që në masa të garantuara sigurie të heqnin atë nga sheshi “Platz der Deutchen Einheit”.
Mediat gjermane e kanë quajtur vendosjen e kësaj statuje si provokim për ta./Indeksonline/