20:23 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Latifi thirrje për ide rreth projektit ideor për kompleksin muzeor të Ukshin Hotit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në mandatin e parë e ndërtoi fazën e parë të Shtëpisë Muze të kolosit shqiptar, Ukshin Hoti.

Ndërsa në këtë mandat ai ka premtuar edhe ndërtimin e fazës së tyre. Ai madje është zotuar që në këtë katër vjeçar ky projekt do të përfundoi.

Latifi ka bërë edhe ftesë publike që të gjithë ata që kanë ide, të japin ndihmë profesionale për përgatitjen e projektit ideor që Shtëpia Muze ‘Ukshin Hoti’ të ketë të gjitha parametrat që i meriton.

“Ftojmë të interesuarit; qytetarët, arkitektët, inxhinierët, artistët, ekspertët e muzeve, veprimtarët, shoqërinë civile dhe palët e interesuara, që të marrin pjesë në debatin publik për hartimin e projektit ideor të kompleksit muzeor të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe.

Debati mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Krushë të Madhe, me datë 20 shtator 2018 (e enjte), në orën 19:00.

Pjesëmarrja e njohësve të fushës së trashëgimisë kulturore e historike do të ndihmojë në hartimin e projektit ideor për kompleksin muzeor të Ukshin Hotit”, ka njoftuar Latifi.