16:12 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Laureati i Çmimit Nobel pretendon se jeta në një planet tjetër është budallallëk

Fituesi i Çmimit Nobel në Astrofizikë beson se njerëzimi duhet të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve në planetin Tokë, në vend se të kërkojë jetë në një planet tjetër.

Mike Mayor dhe kolegu i tij, njëherësh edhe marrësi i këtij çmimi prestigjioz, Didier Quloz, zbuluan në 1995 ekzoplanetin e parë që ka një potencial të ngjashëm për zhvillimin e jetës në Tokë.

Ata llogaritën se ajo kishte yllin e saj në të njëjtën distancë me Tokën, dhe se ka shumë të ngjarë të kishte ujë, transmeton KosovaPress.

Që nga ajo kohë, njohuritë tona për ekzoplanetët janë rritur papritmas. Pajisjet siç është sateliti i NASA-s (TESS) ka ndihmuar në vërtetimin e më shumë se 4,000 ekzoplanetëve të njohur.

Por Mayor thotë se vendosja e shpresës në një botë përtej sistemit tonë diellor është një “ide budalla” pasi ne së pari duhet të zgjidhim problemet në Tokë.

“Nëse po flasim për ekzoplanetë, gjërat duhet të jenë të qarta: ne nuk do të migrojmë atje. Këta planetë janë shumë larg”, tha ai për AFP.

Ai gjithashtu thotë se edhe në një rast shumë optimist, një planet që nuk është shumë larg, të themi disa dhjetëra vite dritë larg, nuk është gjithashtu një mundësi.

“Ne po flasim për qindra miliona ditë duke përdorur burimet që kemi në dispozicion sot,” tha ai, duke shtuar se njerëzit duhet të kujdesen për planetin tonë.

Ndryshimet klimatike po përshpejtohen, me rritjen e niveleve të dyoksidit të karbonit, nivelet e detit në rritje dhe akullnajat po shkrihen më shpejt se kurrë, paralajmërojnë ekspertët. Ky mendim vjen nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO) që mori pjesë në Samitin e KB për Ndryshimet Klimatike.

Organizata ka lëshuar një raport që tregon ndryshimin e klimës dhe ndikimet e saj gjatë pesë vjetëve të fundit (2015 deri në 2019). Bota është ngrohur me 1.1 gradë Celsius që nga koha para-industriale dhe me 0.2 gradë Celsius nga periudha e mëparshme, domethënë nga matja pesëvjeçare nga 2011 deri në 2015