20:51 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lautaro Martinezit i bëhet thirrje nga ky lojtar që t’i bashkohet Barcelonës

Ish futbollisti i Argjentinës, Claudio Garcia ka folur për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Kjo pasi që sulmuesi argjentinas ka marrë vëmendjen e Barcelonës, andaj Claudio Garcia ka thënë “Lautaro do të jetë e ardhmja e Barcelonës dhe besoj se në Kombëtaren do ta kujtojmë atë si Batistuta, ai ka atë lloj potenciali”.

22 vjeçari ju bashkua Interit në qershor të vitit 2018 dhe po ashtu vlera e tij është rritur, e që vlerën aktuale e ka 40 milionë euro./Indeksonline/.