11:19 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Lavdrim Muhaxheri kishte kontakte me këta persona për sulmin në stadiumin shqiptar” (Video)

Në seancën e mbajtur sot për veprën penale “përgatitje e sulmit terrorist” në rastin kur po tentohej të sulmohej stadiumi “Loro Boriqi” në Shkodër, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, prokurorja e rastit ka thënë se i pandehuri Lavdrim Muhaxheri ka pasur kontakt të vazhdueshëm me të akuzuarit tjerë, e në veçanti me të pandehurin Visar Ibishin, shkruan Indeksonline.

Sipas saj, Muhaxheri përmes kontakteve i ka bërë thirrje Ibishit që të kryejë sulm kundër lojtarëve dhe tifozëve të Izraelit. Ai madje ka dërguar rreth 1300 euro tek të pandehurit për të kryer sulmin.

“I pandehuri Lavdrim Muhaxheri që ka kryer një vepër terroriste, pasi që i njëjti përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin Visar Ibishi me anë të internetit, aplikacioni telegram, të pandehurit I ka bërë thirrje që të kryejë sulmin kundër tifozëve dhe lojatareve të Izraelit, të cilët duhej të vinin në Shqipëri në qytetin e Shkodrës në ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Izraelit dhe Shqipërisë. Pas kësaj, Lavdrim Muhaxheri përmes një personi ende të paidentifikuar i ka dërguar eksploziv të improvizuar rreth 2 kg dhe të holla prej 1350 eurove për ta kryer sulmin” ka thënë prokurorja e rastit./Indeksonline/