20:53 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lazio dhe Atletico Madrid kualifikohen, Napoli eliminohet (Video)

Skuadra e Lazios dhe ajo e Atletico Madrid janë kualifikuar për në raundin tjetër të Europa Ligës.

Madrilenët mposhtë me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Kopenhages, (4-1 ndeshja e parë).

Golin e vetëm e shënoi Gameiro në minutën e 7’të.

Lacianët mposhtën 5 me 1 (0-1, ndeshja e parë) skuadrën e Steauan e Bukureshtit, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin italian i shënuan: Immobile (3), Anderson dhe Bastos. Të vetmin për mysafirët e shënoi Gnohere.

Skuadra tjetër nga Italia, Napoli përkundër fitores 2-0 ndaj Leipzig, u eliminua nga Europa Liga. Krejt kjo për shkak të humbjes në shtëpi 3 me 1. (3-3 rezultati i përgjithshëm).

Skuadra tjera që siguruan kualifikimin janë: Zenit, Lyon, Atletico Madrid, Plzen, Dinamo i Kievit, Sportingu, Lokomotiva e Moskës dhe CSKA Moskës./IndeksOnline/