23:52 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lazio e gjen zëvendësuesin e Milinkovicit, e merr në Barcelonë?

Sergej Milinkovic-Savic është shumë pranë largimit nga SS Lazio.

Për ta gjetur zëvendësuesin e serbit, klubi italian është duke hulumtuar në Spanjë dhe është pikërisht emri i Rafinha, që flitet se mund të jetë lojtari i ardhshëm i lacianeve.

I rikthyer me vonesë në Romë, serbi Milinkovic pëlqehet nga shumë skuadra dhe përballë një oferte rreth 140 milionë euro, edhe mund të shitet.

Prandaj Lazio mendon për Rafinha, futbollist për të cilin Barcelona është e gatshme të çelë tratativën.

Ndërkohë, Badelj dhe Correa do t’i nënshtrohen të martën vizitave mjekësore në Paideja, duke nisur nga ora 8 e mëngjesit./IndeksOnline/