22:40 / E Diele, 16 Shkurt 2020

Lazio “gjunjëzon” Interin, bëhet rivali kryesor i Juventusit

Lazio tashmë është ndjekësi më i afërt i Juventusit në garën për titull.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka mposhtur Interin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Serie A.

Neroazurët kaluan të parët në epërsi me golin e Ashley Young në minutën e 44-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Lazio u rikthye, ku fillimisht barazoi me golin e Immobile nga penalltia në minutën e 50-të.

Golin e fitores e shënoi Sergej Milinkovic-Savic në minutën e 69-të.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në pozitën e dytë me 56 pikë, një më pak se Juventusi dhe dy më shumë se Interi. /IndeksOnline/