75 Mall Live Search
21:16 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lazio i Berishës dhe Genk i Zhegrovës avansojnë tutje

Lazio dhe Eintracht Frankfurt janë skuadrat e kualifikuara tutje nga Grupi H në Europa League.

Gjermanët e Frankfurtit janë kualifikuar sonte, teksa e mbyllën këtë fazë me të gjitha fitore.

Në ndeshjen e sotme, Frankfurti u përballë me Lazion, e kualifikuar tashmë, duke e mposhtur me rezultat, 2-1 në ”Olimpico”, transmeton IndeksOnline.

Golat për gjermanët i shënuan Gacinovic dhe Haller, teksa për romakët shënoi Correa. Vlen të përmendet se për Lazion, nga minuta e parë luajtën edhe Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

Tutje, në fazën tjetër është kualifikuar edhe Genk, skuadra belge, e cila në dispozicion ka kosovarin, Edon Zhegrova.

Edhe pse Zhegrova s’ka luajtur asnjë minut në Europa League këtë sezon, Genk është kualifikuar tutje me 11 pikë, 2 pikë më pak se Malmo, e cila gjithashtu kalon tutje nga Grupi I./IndeksOnline/