23:35 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Befasi, emocion dhe sukses i futbollistëve shqiptarë karakterizuan fazën e grupeve në Europa League

Sonte kanë përfunduar ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në kuadër të Europa League.

Padyshim, befasia më e madhe e kësaj faze është Milani, skuadër e cila u eliminua, në grup me Olympiacosin dhe Real Betisin.

Skuadra e Gennaro Gattusos u mposhtë sonte në Athinë me rezultat, 3-1, për të mos e mundësuar kalimin tutje në këtë kompeticion.

Tutje, skuadrat e futbollistëve shqiptarë që kaluan tutje janë Zurich, Dinamo Zagreb, Arsenali dhe Gent.

Arsenali e fitoi pa problem grupin përkatës, me 16 pikë nga 18 të mundshme

Në të njejtën situatë, edhe Chelsea kaloi tutje, duke e fituar grupin përballë skuadrave si Vidi, PAOK dhe Bate Borisov.

Ndërsa, skuadrat e lartëcekura si Lazio dhe Genk kaluan nga vendi i dytë, teksa Rangersi nuk ia doli të kalojë tutje pas humbjes së sotme nga Rapid Wien.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën tjetër:

Leverkusen
Zürich
RB Salzburg
Celtic
Zenit
Slavia Praha
Dinamo Zagreb
Fenerbahçe
Arsenal
Sporting
Real Betis
Olympiacos
Villarreal
Rapid Wien
Eintracht Frankfurt
Lazio
Genk
Malmö
Sevilla
Krasnodar
Dinamo Kiev
Rennes
Chelsea
BATE./IndeksOnline/

Temat: