23:27 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës i shtohet edhe një “vëlla”

UEFA ka prezantuar kompeticionin e tretë, pas Champions League dhe Europa League, që do të përbëhet nga 32 ekipe duke filluar nga sezoni 2021/22.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet deklaratës së Andrea Agnelli-t, presidenti i ECA (European Club Association).

“Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka rënë dakord unanimisht për të bërë një revolucion në kompeticionet e klubeve duke filluar nga 2021/22.

“Pas kërkesës së pjesëtarëve të ECA për të shtuar numrin e klubeve të përfshira në kompeticionet evropiane, vendimi është marrë për të zhvilluar një kompeticion të tretë të përbërë nga 32 ekipe pjesëmarrëse.

“Me këtë kompeticion, numri i klubeve pjesëmarrëse në kompeticionet e UEFA-s do të shkonte nga 32 në 92.

“Një faktor kyç i arritjes së vendimit ishte të rritej vlera e përgjithshme e kompeticioneve.”

Kompeticioni i ri do të lejojë 34 federatat të përfaqësohen në fazën e grupeve (në krahasim me 26 federatat aktuale) në mënyrë që kampionët e vendeve të tyre të kenë prioritet nëpërmjet një rruge të dedikuar kualifikuese.

Emri do të vendoset në të ardhmen nga UEFA.