20:23 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Lazio i ofron kontratë të re Strakoshës, ja sa do të përfitoj shqiptari

Klubi italian i futbollit Lazio i ka ofruar një kontratë të re pesëvjeçare, portierit shqiptar Thomas Strakosha, shkruan “La Gazzetta dello Sport” të martën.

Me kontratën e re Strakosha 25-vjeçar do të ketë pagë dy milionë euro në vit.

Kontrata aktuale e reprezentuesi të Shqipërisë skadon në verën e vitit 2022. Ai po kërkohet nga klube të Premier Leagues së Anglisë si Tottenham e Leicester City.

Strakosha është një nga disa lojtarë të cilëve Lazio po shikon t’ua rinovojë kontratën.

Në këtë mes është edhe sulmuesi Ciro Immobile. Lazio i ka ofruar Immobiles kontratë deri në vitin 2024 dhe pagë vjetore katër milionë euro.