12:43 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lazio – Inter mund të shtyhet, kryeqyteti italian mbyll edhe shkollat

Një stuhi që ka kapluar kryeqytetin italian mund të bëhet shkak që ndeshja në mes të Lazios dhe Interit të shtyhet.

Roma ka mbyllur shkollat gjatë ditës së sotme dhe për momentin po diskutohet nëse derbi i xhiros së 10-të të Serie A do të shtyhet.

Prefektura dhe Samiti i mbrojtjes janë në takim dhe në vazhdim pritet një vendim përfundimtar në lidhje me ndeshjen që pritet të zhvillohet në Olimpico. /IndeksOnline/